Policia ka arrestuare në Sarandën, shtetasin nga Kosova, Henri Gashi, 30-vjeç. Gashi është kapur mbrëmjen e djeshme në flagrancë nga policia e Sarandës me disa doza “cannabis sativa”, bën me dija korrespondentja e Gazetës Shqiptare në Sarandë.
Operacioni u finalizua në lagjen nr.1 te qyteti, ku Gashi jetonte me qira. Policia thotë se ai u shiste lëndë narkotike pushuesve./GSH



