Telefoni i kuq i liderit nazist Adolf Hitler është shitur në ankand për 243.000 dollarë, kumtoi shtëpia e ankandeve në shtetin federal amerikan Merilend e cila e organizoi shitjen
Telefoni bakelit i kuq në pjesën e prapme të cilit është stema e vjetër e Rajhut të Tretë të Gjermanisë naciste dhe ku është graviruar “ADOLF HITLER”, e ka shitur i biri i gjeneralit britanik, sir Ralph Rayner (1896-1977) i cili pas Luftës së Dytë Botërore e ka sjell nga Berlini, transmeton gazetametro.net
Shtëpia e ankandeve Alexander Historical Auctions ka refuzuar të zbuloj identitetin e blerësit të telefonit i cili u vlerësua nga 200.000 deri në 300.000 dollarë.