U shpall fajtor për korrupsion pasiv në sistemin e drejtësisë, ish-Prokurori Sali Hasa nuk i ‘shpëton’ qelisë së burgut

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin përfundimtar për ish-prokurorin Sali Hasa, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që e shpall atë fajtor për korrupsion pasiv në sistemin e drejtësisë.


Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë kërkesën e Hasës për përfitimin e shërbimit të provës, çka do të thotë se ai do të rikthehet në burg për të vuajtur dënimin.

Sali Hasa u deklarua fajtor për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe u dënua me 3 vjet e 6 muaj burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua me 1/3, duke zbritur në 2 vjet e 4 muaj.

Ndërkohë, Apeli urdhëroi konfiskimin e shumës prej 1,000 eurosh të sekuestruara gjatë hetimit, të cilat do t’i kalojnë shtetit shqiptar. Sipas vendimit, pjesa tjetër e sekuestruar – 1,070,000 lekë dhe 1,000 euro – do t’i rikthehet Hasës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme