U shpall në kërkim pasi tentoi të ekzekutonte me thikë kushëririn e tij, 32-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim prej një viti për tentativë vrasjeje ndaj kushëririt të tij. Ngjarja ka ndodhur më 15 qershor 2024, në lagjen “Gostil” të Kukësit.


Sipas hetimeve, i arrestuari, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin E. K., 35 vjeç (i ndaluar më herët), kanë tentuar të vrasin me mjet prerës për motive të dobëta kushëririn e tyre, shtetasin A. C.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka caktuar ndaj 32-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

Akuzohet se rreth 1 vit më parë, në bashkëpunim me vëllanë e tij, tentoi të vriste me mjet prerës, një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës së bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Kukës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi E. K., 35 vjeç (i arrestuar më parë), më datë 15.06.2024, në lagjen “Gostil”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës, për motive të dobëta, kushëririn e tyre, shtetasin A. C.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme