U takua në kryeministri me Ramën, Mark Rutte: Diskutuam situatën në Ballkan dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s

Pas takimit në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.


Përmes një postimi në platformën X, Rutte bëri të ditur se biseda është fokusuar edhe te kontributet që Shqipëria po i jep Aleancës, si dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Hagë.

“Kënaqësi që takova mikun tim Edi Rama përpara Samitit Politik Evropian në Tiranë sot. Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, kontributet që Shqipëria jep në Aleancë dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë”, shkroi Rutte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme