Një 12 vjeçar ka ndërrua jetë në spitalin e Tiranës, pasi është dërguar me urgjencë nga spitali i Korçës.
Mësohet se i mituri është nga fshati Pocestë ishte nxënës në klasën e 7-të të shkollës në fshatin Vashtëmi.
Sa i përket rrethanave, burime nga policia bëjnë me dije se i mituri është dërguar në urgjencën e Korçës me tension të lartë, ndërsa pas kontrollit është nisur menjëherë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Ngushëllime për të miturin ka shprehur dhe shkolla 9-vjeçare Vashtërmi.
“Stafi mësimor dhe nxënësit e shkollës sonë humbën sot në mënyrë të papritur nxënësin e klasës së shtatë Leo Sadiku. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes Sadiku! Leo do të jesh gjithmonë me ne!”, thuhet në reagimin e Shkollës 9-vjeçare Vashtërmi.