U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj dy të dyshuarve për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 22.04.2024 ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

 Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë tre terroristë dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, disa nga të cilët më pa u lirun.

Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll Manastirin në fshatin Banjskë ku gjeti një sasi të madhe armatimi dhe mjetesh ushtarake.

Sulmi u cilësua si akt terrorist nga institucionet e Kosovës dhe u dënua edhe nga diplomatët perëndimorë. /Reporteri.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme