Një prej fqinjëve të Meardi Berberi, ndaj të cilit dyshohet të jetë vënë lënda plasëse që shpërtheu orët e para të mëngjesit, ka komentuar shkurtimisht ngjarjen e ndodhur.
Ai tregon se shpërthimi ishte i fuqishëm, saqë banorët menduan se ra pallati.
Fqinji tregon se pa tymin e zi, që u shkaktua nga shpërthimi.
Po kështu, ai deklaroi se punonjëset e pastrimit të pallatit ndodheshin aty pranë katit të shpërthimit, e i dëgjoi teksa bërtiten. Sipas tij punonjëset “ hëngrën copat e tullave”, por uniformat blu nuk kanë deklaruar për të lënduar.
“Ora 2 e 5 ka qenë, që u ngrita për në banjë. Shpërthim i fuqishëm, ne thamë ra pallati, a çfarë u bë! Mirëpo, në atë kohë, kur dola, nga penxherja e banjës pash tym të zi aty…
Edhe pastrueset, ato e hëngrën copat e tullave, se qëlluan aty, pastronin. Ulëritën ato.
Po e di si erdhi? Erdhi zjarrfikësja…tmerr!”, tha banori.
Kujtojmë se orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhi një shpërthim në një pallat të Pogradecit, teksa dyshohet se shënjestra ishte Meardi Berberi, një person me të kaluar kriminale, i cili është liruar pak kohë më parë duke përfituar nga amnistia.
Deri më tani policia nuk ka rënë në gjurmët e autorit/eve të kësaj ngjarje, ndaj po vijojnë punimet për identifikimin e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rastit.