U vërtetohen dënimet për vrasje të dyfishtë: 17 vjet babait dhe 20 vjet të birit

Një shqiptar me babanë e tij në vitin 2012 kanë vrarë me armë zjarri miqtë e deriatëhershëm familjarë po ashtu babë e bir para shtëpisë së tyre. Gjykata në Oensingen, afër 3 vite më vone kishte shpallur fajtorë për vrasje të rëndë të dy të akuzuarit Bekim B. dhe babanë e tij

Djali 20 vjet ndërsa babai i tij 17 vjet burg. Ky është verdikti i shpallur të premten nga Gjykata e Lartë e Kantonit të Soloturnit në rastin e vrasjes që kishte ndodhur në korrik të vitit 2012. Kosovarët, djalë dhe baba, kishin vrarë dy pesona, në një sulm që i kishin bërë dhëndrit të tyre në po ashtu kosovar.
Një shqiptar me babanë e tij në vitin 2012 kanë vrarë me armë zjarri miqtë e deriatëhershëm familjarë po ashtu babë e bir para shtëpisë së tyre, shkruan oltnerzeitung.ch. Gjykata në Oensingen, afër 3 vite më vone kishte shpallur fajtorë për vrasje të rëndë të dy të akuzuarit Bekim B. dhe babanë e tij për vrasjen e  H.B dhe P. B.

B. B. është dënuar me 20 vjet ndërsa babai i tij me 17 vjet burg.
Por mbrojtja ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Lartë të Kantonit, e cila vetëm sa e ka vërtetuar dënimin e përmendur, transmeton albinfo.ch. Madje kryetari i gjykatës ka thënë me këtë rast se vepra e kryer ka qenë aq e rëndë sa që duhej të dënohej edhe më rëndë. Por është një rregull që nuk e lejon dënimin më të ashpër në rastet e tilla.

Në procesin e gjykimit të kryer gjatë javës që shkoi, ka munduar babai, personi i dënuar me 17 vjet heqje lirie, ka munguar! Ai kishte marrë pushim dhe kishte shkruar në Kosovë, ku pastaj, sipas pohimit të tij, ishte sëmurë. Fakti se ai ishte lëshuar në pushim, arsyetohej me atë se nuk ekzistonte rreziku për ikje. Por trupi gjykues tash ka konstatuar se ky rrezik ndërkohë ekziston dhe për këtë arsye ka shpallur edhe një fletarrest ndaj tij.

Rrjedha e ngjarjes, sipas Gjykatës së qarkut ishte kjo: Më 5 korrik 2012 në Oensingen (Solothurn) në sheshin para shtëpisë ku banonin viktimat është kryer një ekzekutim i vërtetë. P. B. ishte në shtëpi kur B. B., vëllai i gruas së tij, Shqipes i kishte telefonuar duke e kërcënuar me fjalët: “Nuk do të jetosh gjatë”.
Më vonë rreth orës 22.45 Bekim B. me të atin vijnë para shtëpisë së miqve të tyre. Ata duan ta marrin me vete Shqipen pasi që, sipas tre ajo është keqtrajtuar nga familja, përcjell albinfo.ch. Aty përshkallëzon konflikti dhe dorasit e qëllojnë së pari në zemër H. e pastaj P. Të dytë vdesin nga plagët e marra.

B. dhe babai i tij ikin nga vendi i krimit dhe pastaj paraqiten vetë në polici. B. ka pranuar para trupit gjykues se ka qëlluar mbi viktimat me një pushkë automatike dhe me një revole. Ndërsa babai ka hedhur poshtë akuzën, për çka është pajtuar edhe i biri. Por trupi gjykues nuk u ka besuar dhe është mbështetur në faktet objektive. E sipas tyre rezulton se ka qenë babai ai që ka shtënë me revole ndërsa i biri, me pushkë automatike, transmeton albinfo.ch mediat zvicerane. Aty ka ndodhur një masakër, ka thënë kryetari i trupit gjykues. Dy viktimat janë ekzekutuar në mënyrën më të drejtpërdrejtë. Kryefamiljari me atë rast është vrarë nga gjashtë plumba të automatikut dhe tre të revoles. /Albinfo.ch

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme