U vetëplagos me armë zjarri dhe e inskenoi ngjarjen si atentat ndaj tij, 40-vjeçari vihet në prangat e policisë!

Policia ka arrestuar 40-vjeçarin Elton Andreica, i cili u paraqit në spital në orët e para të mëngjesit të 26 majit, i plagosur në këmbë me armë zjarri.


Sipas raportimeve, Elton Andreica alias Muça, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht në banesën e tij në fshatin Marikaj të Vorës, me armën që e mbante pa leje.

Më pas, ai ka shtënë disa herë me armë për të inskenuar një atentat ndaj vetes. Për të penguar zbulimin e ngjarjes, Andreica ka hequr DVR-në e kamerës së sigurisë pranë banesës.

Gjatë hetimeve, është arrestuar edhe 43-vjeçari Sokol Kuçi, i cili transportoi të plagosurin në spital, por nuk ka kallëzuar rrethanat e ngjarjes në polici.

Elton Andreica ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Arma e zjarrit u sekuestrua në banesën e tij si provë materiale.

Njoftimi:

DVP Tiranë

Dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Marikaj.

U vetëplagos aksidentalisht në banesë, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje, dhe më pas shtiu disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij, vihet në pranga 40-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për krime kundër pronës.

Vihet në pranga dhe një 43-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Vorë, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, i cili ishte paraqitur në spital, për ndihmë mjekësore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve për rastin, u arrestuan shtetasit:

E. A.(M.), 40 vjeç (shtetasi i dëmtuar) dhe S. K., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Marikaj.

Nga hetimet dyshohet se 40-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në banesë, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje dhe më pas ka shtënë disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij. Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka hequr DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij.

Shtetasi S. K. e ka transportuar 40-vjeçarin në spital dhe gjatë veprimeve procedurale nga Policia, nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.

40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit u gjet në banesën e këtij shtetasi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme