U vetëplagos në ambientet e një lokali me armë zjarri, 28-vjeçari përfundon në prangat e policisë! Shpallen në kërkim dy persona të tjerë

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur gjatë natës në zonën e Komunës së Parisit, ku një 28-vjeçar, i identifikuar si Kristian Kaçorri, u plagos me armë zjarri.


Sipas autoriteteve, i riu është vetëplagosur aksidentalisht me një armë pistolete në ambientet e një lokali, armë që e posedonte pa leje.

Policia ka vënë në pranga 28-vjeçarin si dhe dy persona të tjerë: A. C., 33 vjeç dhe A. M., 30 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi E. E., 41 vjeç.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në ambientet e një lokali në Komunën e Parisit, me një armë zjarri që e mbante pa leje. Ai ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas hetimeve, shtetasit A. C. dhe E. E. kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën pas ngjarjes dhe i kanë fshehur jashtë lokalit, ndërsa A. M., kamarieri i lokalit, ka tentuar të fshijë vendin e ngjarjes.

Policia po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personit në kërkim.

Njoftimi i policisë:

U vetëplagos me armën e zjarrit të cilën e posedonte pa leje, vihet në pranga 28-vjeçari.

Vihen pranga edhe dy shtetas të tjerë si dhe shpallet në kërkim një tjetër pasi ndihmuan në fshehjen e armës së zjarrit dhe vendit të ngjarjes.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Pas njoftimit të marrë se rreth orës 01:20, datë 18.05.2025, në spital kishte shkuar për mjekim, një shtetas i dëmtuar në këmbë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 nisën hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e saj dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në përfundim të tyre arrestuan shtetasit:

K. K., 28 vjeç, A. C., 33 vjeç dhe A. M., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë. Si dhe shpallen në kërkim shtetasin E. E., 41 vjeç, banues në Kucovë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në ambientet e një lokali në Komunën e Parisit, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.

Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasit A. C dhe E. E, kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën dhe i kanë fshehur në një ambient jashtë lokalit, ndërsa shtetasi A. M (kamarieri i lokalit) ka fshirë vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme