Dhjetëra banorë të fshatit Pajovë në Peqin kanë dalë sot në protestë, për të kërkuar masa nga autoritetet për shkak të aksidenteve të shumta rrugore.
Me foton e 8-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë në një aksident rrugor, protestuesit kanë kërkuar reagimin e autoriteteve.
Ndërkohë shokët e vogëlushit që vdiq teksa po çonte një tufë me lule te varri i nënës së tij, thonë se nuk ndjehen të sigurt.
Ata thonë se kanë frikë për jetën.
Ndërkohë një nga shokët e të ndjerit, tha se po e priste që të luanin, por mësoi se ai kishte ndërruar jetë.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në mbarë vendin dhe ka sjellë këtë protestë masive sot.