U vra me armë zjarri në oborrin e banesës në Shkodër, 20-vjeçari u gjet i pajetë nga xhaxhai! Pamjet nga vendngjarja

Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Guci e Re në Shkodër, ku një 20-vjeçar u gjet i vrarë më armë zjarri.


Mësohet se viktima, Pavlin Preka, jetonte i vetëm dhe se është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës nga xhaxhai i tij.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

pavlin preka shkoder

Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm  hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

pavlin preka

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm  hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme