Përcillet nesër për në banesën e fundit efektivi i policisë që u vra një ditë më parë në Fier, pak para se të merrte shërbimin.
Efektivi dyshohet se u vra nga Azgan Mernica, i cili shoqërohej nga nëna e tij në makinë, kur ndodhi krimi. Pak pas ngjarjes, autori i dyshuar u arratis.
Efektivi Novruz Canaliaj kishte vetëm 2 vite që ishte bërë pjesë e forcave Shqiponja, ndërsa 1 muaj më parë edhe ishte martuar.
Një plumb në kokë i mori jetën dje në vendngjarje, ndërsa dyshohet se mes tij dhe autorit ka pasur konflikte.
Dëshmia e nënës së autorit
Ajete Mërnica, nëna e 23-vjeçarit Azgan Mërnica ka rrëfyer se si i biri vrau me armë zjarri në sy të saj efektivin, Novruz Cenaliaj.
Në dëshminë e dhënë për hetuesit, ajo është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ajete Mërnica ka deklaruar se i biri zbriti nga makina dhe nisi të konfliktohej me policin, Novruz Cenaliaj
“Aty kam dëgjuar një të shtënë arme”, ka deklaruar nëna e 23-vjeçarit, e cila po udhëtonte në mjet së bashku me të birin. Më pas, ajo rrëfeu se djali i saj u rikthye sërish në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së vëllai të saj.
“Djali iku me vrap pa më thënë se ku do shkonte”, përfundoi gruaja dëshminë.
Policia e Fierit ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit Mernica dhe Ajete Mernica.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe disa të rinj, të cilët kanë dëshmua para hetuesve dinamikën e krimit.
HETIMET
Duke parë të dhënat familjare të autorit të krimit, policia dhe grupi hetimor kanë nisur verifikimet nëse ka patur njohje të mëparshme mes autorit dhe viktimës. Kjo vjen për shkak edhe të faktit që vëllai i autorit rezulton një person me të shkuar të rëndë kriminale, pasi ka dalë i përfshirë në masakrimin e Florian Selimit, ngjarje e ndodhur me 13 gusht të vitit 2019. Kiri Mernica bashkë me një person tjetër, i morën jetën të riut me origjinë nga Tropoja, duke e masakruar në një rrugë fshati dhe duke e hedhur më pas të pajetë në kanal.
Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik por Policia e Fierit, ndonëse u vu shumë shpejt në dijeni të zhdukjes së djalit tropojan, nisi me shumë vonesë kërkimet, jo vetëm për autorët por edhe për trupin. Ishin vetë familjarët e gjetën të hedhur në kanal dhe të mbuluar me kallamishte, ndërsa autorët e krimit nuk u kapën për një kohë të gjatë.
Duhej një tjetër tentativë vrasjeje, që Kiri Mernica të vihet në pranga në prillin e vitit 2021, e për pasojë, tashmë grupi hetimor po heton nëse kanë patur njohje dhe ndonjë dyshim se efektivi i policisë ka marrë pjesë në operacionin e arrestimit të të vëllait. Po ashtu policia po heton edhe përditshmërinë e të riut, pasi ai rezulton të ketë qëlluar menjëherë me armë zjarri ndaj efektivit, por do të priten edhe dëshmi të tjera, përveç familjes së viktimës. Gjithashtu policia e Shtetit pretendon se ai do të vihet në pranga shpejt, dhe nëse arrestohet do të jetë vetë i riu që do të tregojë edhe shkakun që e çoi në krimin e rëndë të vrasjes së efektivit të policisë, teksa ishte nisur të merrte turnin e punës!
VËLLAI I AUTORIT
Autori i ekzekutimit të efektivit në Fier mësohet se është vëllai i një të dënuari me 19 vite burg për vrasje. Ngjarja ku është përfshirë vëllai i Asllan alias Azgan Mernicës ka ndodhur më 13 gusht të vitit 2019 në Fier.
Kiri Mernica dyshohet se në bashkëpunim me e Sadri Selaci masakruan me thikë të riun Florian Selimi dhe më pas trupin e tij e hodhën në një kanal ku u gjet pas disa orësh kërkime.
Në janar 2023 Gjykata e Fierit i ka dënuar me 19 vite burg dy autorët, Kiri Mernica dhe Sadri Selaci. 23-vjeçari Florian Selimi ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja. Sipas Policisë, vrasja është kryer më datë 11 gusht, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e 12 gushtit në një kanal.