U vra me porosi të bashkëshortit, rivarroset në fshatin e saj të lindjes trupi i 30-vjeçares, Liridona Ademaj

Trupi i 30-vjeçares Liridona Ademaj-Murseli, e cila u vra me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, do të rivarroset sot në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës.


Ka qenë familja e Liridonës ajo e cila kërkoi zhvarrosjen e trupit dhe rivarrosjen e saj në fshatin e prindërve.

Familjarët e të ndierës kanë njoftuar se ceremonia do të mbahet ditën e sotme më 4 dhjetor në orën 14:00.

“Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet nesër me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka bërë thirrje të respektohet e drejta e privatësisë gjatë procedurës së rivarrimit të trupit të viktimës me kërkesë të familjarëve të Liridonës.

“Gjithashtu, iu bëjmë apel që të tregoni konsideratë karshi familjarëve të viktimës, lidhur me shkrimet e publikuara ndaj kësaj çështjeje, kjo pasi ka qenë kërkesë e vetë familjarëve të viktimës tek organet e hetuesisë, meqenëse në këto çaste janë duke përjetuar momente të vështira dhe kërkojnë të respektohet e drejta e privatësisë edhe gjatë procedurës së rivarrimit të trupit të viktimës”, thuhet në njoftim.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, u arrestua të premten (1 dhjetor) vetëm disa orë pasi i organizoi ceremoninë mortore gruas së tij. Dyshohet se ai i kishte ofruar 30 mijë euro shtetasit Granit Plava për t’i vrarë bashkëshorten.

Bashkëfshatori i Naim Murselit, Granit Plava ishte i pari që pranoi në polici se për vrasjen e kishte porositur Naimi dhe i kishte premtuar 30 mijë euro, 15 prej të cilave ia kishte dhënë para krimit dhe 15 të tjera do t’ia jepte pas krimit.

Një gjë të tillë e pranoi më vonë edhe vetë Naim Mursel, pa treguar shkaqet se pse e bëri një gjë të tillë.

Sipas dyshimeve të familjarëve, shkak mund të ketë qenë, shumë e madhe që i garantonte siguracioni që Liridona kishte në Suedi, në rast të një tragjedia, si ajo që ndodhi, shumë e cila kapte vlerën e 20 milion eurove.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme