U vra në mënyrë makabre, “La Sapienza” nderon Ilaria Sulën, emri i 22-vjeçares shqiptare vendoset në zemër të universitetit në Romë

Universiteti La Sapienza i Romës i ka kushtuar Ilaria Sulës hapësirat e reja të studimit në godinën e ish-klubit rekreativ.


22-vjeçarja, e cila u vra nga i ish i dashuri, ishte studente në Fakultetin e Shkencave Statistikore.

Ceremonia u zhvillua në prani të rektores Antonella Polimeni, prindërve dhe vëllait të Ilarias, të cilët së bashku zbuluan pllakën kushtuar asaj.

“Ilaria Sula, studente e Sapienzës, të mos harrojë të gjitha gratë viktima të femicideve, e ardhmja e të cilave nuk mund të shkruhet më”.

Iniciativa u organizua me rastin e 722 viteve të historisë që nga themelimi i Universitetit më 20 prill 1303 nga Papa Bonifaci VIII dhe 90-vjetorit të qytetit universitar më 31 mars 1935.

Ilaria Sula u zhduk më 25 mars dhe u gjet e vdekur më 2 prill, e mbyllur brenda një valixheje. Ai që rrëfeu për vrasjen e vajzës ishte ish i dashuri i saj Mark Samson, i cili e goditi me thikë për vdekje në shtëpi, më pas e hodhi trupin derisa policia e gjeti atë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme