U vra në sy të partneres, policia greke në kërkim të vrasësve të biznesmenit shqiptar. Kush ishte ‘Oki’, konfliktet dhe paralajmërimet për eliminimin e tij

Vijojnë hetimet për identifikimin e dy sulmuesve me kapuç që ekzekutuan me 19 plumba biznesmenin shqiptar nga Shkupi me nofkën “Oki” dhe plagosën partneren e tij 45-vjeçare. Autoritetet spekulojnë se autorët e “importuar” të 39-vjeçarit Orhan Bajrami, tashmë kanë ikur jashtë vendit, me destinacione të mundshme në Shkup, Bullgari apo Turqi.

Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, 39-vjeçari, i cili merrej me kazino dhe tregti të pijeve alkoolike, ndërkohë që kishte “tehe” edhe në qeverinë e Shkupit, ishte ulur në oborrin e vilës me qira bashkë me partneren e tij, si dhe një çift tjetër, të cilët nuk u lënduan. Sipas të njëjtave informacione, autoritetet janë njoftuar nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë telefonuar “112”.

Kontrata e vdekjes mes dy bandave rivale të Shkupit
Nga hetimet deritanishme ka dyshime se ngjarja mendohet se fsheh pas sherret mes dy bandave rivale që veprojnë në Shkup. Sipas raportimeve, 39-vjeçari, i cili u vra me një pistoletë të kalibrit 32, e dinte se ishte nën kërcënim dhe kishte kërkuar strehim në Greqi, ndërsa sot ai do të duhej të linte dhe vilën e marrë me qira, ndërsa nuk dihet se cili do të ishte destinacioni i ardhshëm.

Vlen të theksohet se në kuadër të rivalitetit mes dy bandave, në muajin mars në një lokal në Shkup janë ekzekutuar me 40 plumba dy bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të “Oki”-t, ndërsa ai vetë sapo kishte mbërritur në lokal. Ndërkohë, atij i kishin shkruar se do të shiheshin ‘së shpejti’. Një muaj më vonë, një shkupjan u ekzekutua në Kosovë, ndoshta si hakmarrje për masakrën e lokalit të Shkupit, pasi jozyrtarisht dyshohej për vrasjen e bashkëpunëtorëve të “Oki”. /Bw

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme