Vëllai i Xhani Topallit, i cili u vra nga një pronar hoteli në ishullin e Rodosit në Greqi ka folur për protothem.gr.
Ai thotë se familja e sipërmarrësit shqiptar është tronditur nga vdekja tragjike e 46-vjeçarit, teksa thotë se të gjithë e njihnin atë për njeri korrekt në punë dhe familjar.
Mbrëmjen e së dielës, (28 gusht) viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit, dhe sipas autorit ka qenë i dehur dhe është konfliktuar me të.
Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë parët dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime.
Sipas pretendimit të tij, gjatë përleshjes ai ka kapur një litar dhe e ka shtrënguar në fyt 46-vjeçarin , duke e hedhur përtokë dhe duke tentuar ta imobilizojë, pa e kuptuar siç thotë ai se e kishte mbytur.
Familja e Xhani Topallit i ka ngarkuar çështjen avokatit grek, Minas Tserkis. Sipas avokatit, vrasja e Topallit ishte e paramenduar.
“Nga sa dëgjojmë dhe lexojmë bëhet fjalë për një krim të paramenduar nga pronari i hotelit dhe djalit të tij”, ka thënë avokati.
© SYRI.net