U zgjodh presidente e Urdhrit të Psikologut, por s’u lejua në zyrë, Laboviti: Treska sillet me arrogancë, unë fitova bindshëm

Brunilda Laboviti, e cila fitoi zgjedhjet për presidente të Urdhrit të Psikologut, por nuk u lejua në zyrë nga paraardhësja e saj Valbona Treska, është shprehur se është zgjedhur në mënyrë tërësisht legjitime, por Treska po sillet me arrogancë.


E ftuar në News 24, ajo tha se ka fituar zgjedhjet bindshëm ndersa shtoi se Treska është në paligjshmëri nëse mbledh Këshillin Kombëtar.

Edhe Eda Grimci, juriste, deklaroi se zgjedhja e presidentes të Urdhrit të Psikologut Brunilda Laboviti është legjitime dhe se nuk ka nevojë për kuorum në këtë proces, pasi kërkohet shumicë e thjeshtë votash.

Ajo tha se nëse gjërat nuk ndryshojnë as sot dhe nëse zyra nuk lirohet, atëherë nesër do të ketë kallëzim penal.

Brunilda Laboviti: Mora dyfishin e votave të kandidates tjetër. Duhej të bëhej kalimi i detyrës së kreut të Urdhrit të Psikologut. Shkova në zyrë, e telefonova zonjën Valbona Treska dhe i thashë se kam ardhur në zyrë. Zonja Treska sillet me arrogancë, duke menduar se Urdhri i Psikologut është shtëpia e saj. Procesi zgjedhor ka qenë i rregullt, anëtarët kanë qëndruar në radhë deri në orën 06.30 minuta pasdite. Nuk do ngrinte pretendime znj Treska, nëse Elona Mustafaraj do zgjidhej presidente e Urdhrit të Psikologut dhe ajo të ishte Sekretare. Ajo nuk e ka pritur që unë të fitoj bindshëm. Treska është në paligjshmëri nëse mbledh Këshillin Kombëtar.

Eda Grimci, juriste: Zgjedhja e Brunilda Labovitit është legjitime, ka marrë vota sa dyfishi i kandidates tjetër. Laboviti ka marrë më tepër se 60 përqind të votave. Zgjedhja e presidentes të Urdhrit të Psikologut bëhet me shumicë të thjeshtë. Nuk ka kuorum. Presidentja e zgjedhur e Urdhrit të Psikologut duhet të hyjë në zyrë dhe presim edhe ditën e sotme. Çdo gjë që po ndodh është shpërdorim detyre dhe është mohim i së drejtës së votës, kjo është vepër penale. Nesër dorëzojmë kallëzim penal, nëse nuk gjendet zgjidhje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme