“U zhduk sapo zbriti në Rinas”, vëllai në polici: Ç’u bë me motrën time

Një vajzë 25-vjeçare rezulton e humbur prej më shumë se një muaji dhe familjarët nuk dinë ende asgjë për vendndodhjen e saj, duke dyshuar edhe për ndonjë aksident apo vetëvrasje.

 

Denoncimi për humbjen e saj është bërë tri ditë më parë në Komisariatin nr.4 nga vëllai i vajzës, i cili pretendon se ka verifikuar të gjitha të dhënat e hyrjes së saj në Shqipëri, prej më shumë se një muaji, por nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj. Burimet thanë se vajza 25¬vjeçare, me iniciale D.Gj., ka zbritur në Aeroportin e Rinasit më datë 16 shkurt të këtij viti, pasi ishte kthyer nga Italia. Vëllai i saj, shtetasi me iniciale M.Gj., 31 vjeç, është paraqitur në Komisariatin nr.4 më datë 19 mars dhe shumë i shqetësuar ka denoncuar “zhdukjen” e saj, pasi, sipas tij, ajo vuan nga problemet me depresionin. Sipas familjarëve, vajza është rezidente në Itali, por kohët e fundit po kurohej atje për shkak të depresionit. Një ditë para se të nisej për në Shqipëri, i kishte lajmëruar për kthimin e saj, por më pas ata kanë humbur të gjitha kontaktet me të, raporton Panorama.

Vëllai i 25¬vjeçares është shprehur në polici se ajo ka udhëtuar vetëm nga Italia në Shqipëri dhe që nga momenti kur ka zbritur në Rinas, nuk dinë më asgjë për të. Familjarët kanë deklaruar se kanë kontaktuar me të gjithë të afërmit në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit, gjithashtu edhe me shoqet e shokët e vajzës së tyre, por as ata nuk kanë dijeni për vendndodhjen e saj. Vëllai është shprehur i shqetësuar në polici, pasi, për shkak të problemeve shëndetësore që ajo ka, mund të ketë kryer edhe vetëvrasje, apo mund të jetë aksidentuar. Megjithatë nga verifikimet në Morgun e Tiranës, por edhe në qytete të tjera, nuk ka rezultuar ndonjë person me karakteristikat e 25-vjeçares. Hetuesit mësohet se kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë në lidhje me ngjarjen. Ata kanë bërë edhe kqyrjen e kamerave te sigurisë së aeroportit të Rinasit. Pas kësaj kqyrje policia ka vijuar hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme