U zhvillua me urdhër të SPAK, BKH përfundon kontrollin në apartamentin e ish-ministrit Ilir Beqaj në Vlorë

Byroja Kombëtare e Hetimit ka përfunduar kontrollet në apartamentin e ish-ministrit Ilir Beqaj në Vlorë.


Mësohet se kontrollet në banesën e ish-ministrit janë kryer me urdhër të SPAK dhe kanë nisur rreth orës 15: 30 të pasdites së sotme.

Kontrollet janë zhvilluar në një apartament në katin e 7 të një pallati pranë Lungomares. Bëhet e ditur se dera e apartamentit është hapur me forcë nga forcat zjarrfikëse.

Kujtojmë se ndaj Beqajt, është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” dhe ndodhet në qeli për abuzim me fondet e BE në SASPAC.

Sipas SPAK, ish-ministri Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të programeve strategjike, e njohur ndryshe si SASPAC, ka ngritur një skemë të mirëfilltë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet duke organizuar tendera fiktivë.

Mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësi publik ose çdo personi tjetër, që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, si dhe “Mashtrimi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme