“U zumë për makinën!”- U plagos me armë zjarri në Mamurras, zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit! Identifikohet autori

Është zbardhur dëshmia e 50-vjeçarit Pjetër Marku, i cili është paraqitur sot (17 dhjetor) në spital i plagosur me armë zjarri në dorën e djathtë.


Burime bëjnë me dije se i plagosuri, apo ishte kthyer nga Anglia, ka dëshmuar se është konfliktuar me një person që nuk e njihte, pas një sherri të momentit për makinën.

Sipas informacioneve paraprake, Pjetër Marku i kishte kërkuar autorit që të mos manovronte me makinën e tij, por ai i është përgjigjur me armë.

“U zumë për makinën”, raportohet të ketë thënë ai para uniformave blu, ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Trumës në Tiranë.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, si dhe ka nisur nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme