Uashingtoni godet Gruevskin: Mbaje gojën, se e teprove (VIDEO)

Stejt Departamenti Amerikan ka shprehur shqetësim për shkak të gjendjes së tensionuar në Maqedoni pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën më 11 dhjetor dhe u ka bërë thirrje liderëve partiak që të ndalojnë me retorikën negative, njofton Portalb.

“Jemi të shqetësuar për shkak të zmadhimit të tensioneve politike në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe e dënojmë retorikën nxitëse nga disa liderë partiak, e cila jep leje për sulme të institucioneve demokratike dhe të ambasadorëve të akredituar në Maqedoni”, deklaroi zëdhënësi i Stejt Departamentit Amerikan, John Kirby, duke i bërë mesazh të qartë liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski se e ka tepruar me retorikën e tij.

Ai theksoi se liderët partiakë duhet të fokusohen në formimin e qeverisë së re dhe kthimin e vendit në rrugën euro-atlantike.

“U bëjmë thirrje liderëve që të ndalojmë me sulme të pabaza, ta respektojnë procesin demokratik dhe të lejojnë formimin e qeverisë së besueshme dhe stabile të së drejtës, përgjegjësisë dhe të drejtave themelore. SHBA është e gatshme që ta ndihmojnë qeverinë e tillë që t’i zbatojë qëllimet afatgjate të Maqedonisë për integrimin euro-atlantik”, tha Kirbi.

Deklarata e Stejt Departamentit Amerikan, vjen pasi që lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të shtunën u bëri thirrje ambasadorëve që të mos përzihen në punët e brendshme, pasi që sipas tij, ka informata se të njëjtët kanë pasur ndikim në proceset e brendshme të Maqedonisë. Një ditë pas deklaratës  së Gruevskit, në protestën përpara Komisionit Shtetëror Zgjedhor, simpatizantët dhe funksionarët e VMRO-DPMNE-së, u paraqitën me transparent “Bejli largoj duart nga Maqedonia”, ndërkaq pardje u paraqitën edhe fotografi mortore të, të ish ambasadorëve, dhe të ambasadorëve të tanishëm të SHBA-së dhe Evropës.

Për këtë, me deklaratë të ngjashme doli edhe Komisioni Evropian, i cili shprehu shqetësim për shkak të ndodhive në Maqedoni, gjegjësisht retorikës negative të politikanëve ndaj ambasadorëve. KE bëri thirrje për sjellje të përgjegjshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme