Udhëheqësit në Bruksel pa platformë dhe pa konsensus të brendshëm

Pa një platformë dhe pa konsensus të brendshëm udhëheqësit institucionalë të prirë nga presidenti Hashim Thaçi do të takohen sot (e mërkurë) me palën serbe në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut, shkruan sot Koha Ditore.

Brukseli zyrtar, që është ndërmjetësues në proces, por as presidenti Hashim Thaçi nuk kanë treguar për agjendën e takimit.

Megjithëse nuk ka një dokument të shkruar, në Zyrën e kryeministrit kanë thënë se temë kryesore do të jetë njohja reciproke ndërmjet dy shteteve. Kanë treguar edhe vijat e kuqe për të cilat nuk do të pranojnë të diskutohet me palën serbe.

“Kosova tashmë e ka bërë publike se temë kryesore do të jetë njohja reciproke ndërmjet dy shteteve. Natyrisht, nuk do të bisedohet kurrë për pavarësinë e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, thuhet në përgjigjen e kabinetit Haradinaj dërguar gazetës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme