Uglanin: Trajtime katastrofale ndaj minoriteteve në Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Uglanin, vlerësoi se mënyra se si Qeveria në Serbi trajton pakicat është katastrofal dhe paraqet rrezik për pakicat, por edhe për të ardhmen e këtij vendi, njoftojnë mediet serbe, transmeton RTK.

Në një takim me OJQ dhe mediet, në Novi Pazar të ftuar për iftar, kryetari Uglanin deklaroi se shembulli më i mirë për konstatimin e tij lidhur me të drejtat e pakicave në Serbi në kuadër të kapitullit 23 në bisedimet e Serbisë në Bruksel.

Sulejman Uglanin shtoi se ai dokument, ku përfshihet plani operativ, nuk po zbatohet dhe nuk përmenden askund pakicat në raportimet që bëhen në Bruksel.

Ndër të tjera, sikundër njoftohet në mediet serbe, Këshilli Kombëtar Boshnjak, si dhe këshillat e pakicave tjera angazhohen për ndryshimin ligjit për pakicat, në mënyrë që të përpilohet një ligj ku do të trajtoheshin më drejtë të drejtat e pakicave në Serbi.

“Por as për këtë nismë në qeverinë e Serbisë nuk ka mirëkuptim, ish radikalë, program i të cilëve theksohen se në Serbi nuk ka pakica”, deklaroi kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Uglanin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme