Ujërat e Detit Egje dhe të lumit Meriç (Evros), që përcaktojnë vijën kufitare mes Greqisë dhe Turqisë, vitet e fundit ka shërbyer si varrezë për shumë refugjatë nga Siria.Flijimi i fundit i këtyre ujërave që ndan Turqinë me Greqinë kanë qenë disa shtetas turq, respektivisht familje të përbërë nga pjesëtarët e Lëvizjes Gylen.Në muajin nëntor të vitit të kaluar, familja Maden e përbërë nga 5 persona, prindërit dhe fëmijët e tyre, kishin humbur jetën duke u munduar që të kalojnë ishullin Midili të Greqisë. Kurse më 13 Nëntor, në lumin Meriç u regjistruar edhe një tragjedi tjetër më e madhe.
Një Varg të plastikës që po mbante refugjatët Gylenist, të përbërë prej dy familjeje dhe një person të ri, janë përmbysur në lumin Meriç. Përderisa, trupat e dy fëmijëve dhe të nënës së tyre ranë në bregdet, trupat e të tjerëve akoma nuk janë gjetur.Babai i fëmijëve që kanë humbur jetën, Ugur Abdurrazak, pasi kishte qëndruar në burg për plot 11 muaj, përfundimisht në muajin Janar të këtij viti ishte lëshuar në liri. Ajo që detyroi këto dy familje të bëjnë këtë rrugëtim të rrezikshëm është grushti i shtetit të dyshuar të 15 Korrikut.Arsimtari i anglishtes, 39 vjeçari Ugur Abdurrazak dhe shoqja e tij arsimtarja e gjuhës turke, 37 vjeçare Ajshe Abdurrazak, ishin dy nga gjithsej 30 mijë arsimtarë të pushuar nga puna pas dekretit të sjellë nga ana e partisë politike qeveritare turke (AKP) pasi hyri në fuqi Gjendja e Jashtëzakonshme në Korrik të vitit 2016.Që të dy humbën punët e tyre ngaqë ishin akuzoheshin se ishin anëtarë të Lëvizjes Gylen. Ugur Abdurrazak, vetëm pas 6 muajve pas pushimit nga puna, një mëngjes e morën nga shtëpia dhe e burgosën. Ai ngeli i burgosur plot 11 muaj në burgun Kandira. Edhe pse në muajin Janar, Ugur Abdurrazak u lirua nga burgu, gjykimi i tij vazhdonte edhe më tej me akuzë për “terrorizëm”. Ugur Abdurrezak, i cili ishte duke u gjykuar ku parashihej një dënim prej 6 viteve e gjysmë deri në 22 vjet, bashkë me familjen vendosën që të dalin jashtë vendit.Familja bashkë me dy fëmijët e tyre, njëri 11 vjeçar dhe tjetri dy vjeçar, Abdulkadir Enes dhe Halil Munir, në mesnatën e 13 Shkurtit, morën rrugën për të ikur nga Turqia përmes lumit Meriç.Pas një rrugëtimi të gjatë të shoqëruar nga trafikantët, në ora 05:00 të mëngjesit ata arritën afër lumit Meriç. Mirëpo, në atë rrugëtim ishte edhe një familje tjetër.30 vjeçari Fahrettin Dogan dhe 28 vjeçarja Asli Dogan, bashkë me fëmijën e tyre 2 vjeçar Ibrahim Selim Dogan, ishin duke e lëshuar Turqinë nga frika se do të dënoheshin me burgim ngaqë ishin pjesëtarë të Lëvizjes Gylen. Bashkë me ta ishte edhe një shok i tyre me emrin, Fatih Jashar. Plot 8 persona, 3 nga të cilët ishin fëmijë, hipën në një varkë të plastikës bashkë me trafikantët për të kaluar nga ana tjetër e lumit. Mirëpo, varka për arsye të panjohura fillon të fundoset.Në kërkimet e para, janë gjetur trupat e nënës Ajshe Abdurrazak dhe fëmijëve të saj 11 vjeçar dhe 2 vjeçar. Kurse trupat e pesë të tjerëve akoma nuk janë gjetur.Dy vite më parë flitej shumë për tragjedinë ku në valët e detit nxorën mbi sipërfaqe sirianin e vogël Ajlen, ndërsa kohët e fundit ka filluar të flitet për tragjeditë e familjeve që migrojnë nga Turqia dhe të fëmijëve të tyre.Politikat vdekjeprurëse shoqërore që janë duke u praktikuar në Turqi, karshi pjesëtarëve të Lëvizjes Gylen, kanë çuar deri në atë shkallë sa numri i personave q humbasin jetën gjithnjë e më shumë po rritet.Në Turqi, për momentin janë të burgosur afër 50 mijë persona. Kurse, për 120 mijë të tjerë është duke vazhduar procesi hetimor. Më shumë se 10 mijë persona pjesëtarë të Lëvizjes Gylen, kanë shkuar azil në shtetet Evropiane duke kaluar prej një udhëtimi të rrezikshëm./reuters