Gazetar: Miki Trajkovski
Deri në 61.7% të kapacitetit të përgjithshëm të ujit, nga sistemi i ujësjellësit në Strugë, vitin e kaluar 2024, Ujësjellësi i Strugës nuk arriti t’i faturojë ato, përkatësisht t’i mbledhë, ndërsa në vitin 2023, kjo përqindje ishte 61.5%. Nga gjithsej 4 milion 312,000 metra kub ujë të prodhuar, për vetëm 1.6 milion, kompania arriti të arkëtojë. Këto janë humbje të mëdha për Ujësjellësin dhe Kanalizimet, i cili tashmë po përballet me probleme të mëdha. Në raportin vjetor të kësaj shoqërie publike, si arsye kryesore për këtë situatë përmenden disa faktorë.
“Defektet dhe koha e riparimit të tyre. Defekte të paidentifikuara si pasojë e një sistemi të vjetër të ujësjellësit. Pamundësia për të regjistruar shpejt defektin, sepse tubat janë nën tokë duke rezultuar në konsum të paregjistruar të ujit. Zbrazja e rezervuarëve për shkak të pastrimit të tyre sanitar. Konsumi i pasaktë dhe i pamiratuar nga përdoruesit”- Raporti vjetor për vitin 2024 i NP Ujësjellësi i Strugës
- Sistemi është i vjetruar dhe defektet riparohen me vonesë
Por drejtori, Dashmir Nasufi, thotë se humbjet janë 30%, tha Dashmir Nasufi – Drejtor i “Ujësjellësit” Strugë.
VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët thonë se më shumë se gjysma e ujit nga burimet në sistemin e furnizimit humbet diku.
“Nga buletinet e policisë vërehet se nuk ka kallëzim për vjedhje nga kjo kompani publike. E gjithë kjo na bën të mendojmë se diçka e turbullt po ndodh për numra të tillë. Në këto 4 vite, ndërmarrja Ujësjellësi dhe kanalizimet është në një humbje prej 2 milionë e 231 mijë euro, shifër kjo që duhet marrë seriozisht në konsideratë nga disa institucione që mbikëqyrin operacionet financiare,” u shpreh Nikola Kukunesh – Këshilltar i VMRO-DPMNE-së.
Të dyja partitë thonë se nëse nuk do të ketë ndryshime në mënyrën e qeverisjes, problemi vetëm se do të thellohet, duke rezultuar në ndërprerje më të shpeshta të ujit dhe borxhe të reja. /alsat.mk