“Ujësjellësi-Shkup”, rritet çmim i ujit për pije

Qytetarët e Shkupit do të paguajnë çmim më të lartë të ujit. Nga muaji shkurt apo mars, banorët do të paguajnë 1,32 denarë më shumë nga çmimi aktual. Nga N.P “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup njoftojnë se çmimi në fakt ka shënuar rënie, por shkaku kryesor për shtrenjtimin është se ndërmarrja do të ketë obligime shtesë që do të sjellin shpenzime më të mëdha gjatë punës.

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup” e merr përsipër mbarëvajtjen e dy stacioneve filtruese për ujërat fekale në lumenjtë Lepenec dhe Treskë, mbarëvajtja e të cilëve në nivel vjetor kushton rreth 100 milionë denarë -njoftojnë NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Çmimi aktual i ujit në kryeqendër është 29,39 denarë për metër kub. Në fakt, çmimi do të ulet në 28,67 denarë, por me shtimin e 2,04 denarëve për metër kub për shkak të mbarëvajtjes së dy stacioneve filtruese, qytetarët e Shkupit do të paguajnë nga 30,71 denarë për një metër kub ujë. Nga viti 2018, çmimi i ujit formohet me propozim të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Rregullatorët pranë ndërmarrjes publike “Ujësjellësi” kanë dorëzuar tre propozim-çmime, pas çka ndërmarrja ka pranuar çmimin më të volitshëm. Drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup, Dushko Veskovski në bisedë përmes telefonit u shpreh se e kanë propozuar çmimin më të ulët, edhe pse ballafaqohen me borxhe të larta dhe punësim të lartë. Që çmimi i ri të hyj në fuqi, fillimisht duhet të votohet nga Këshilli i Qytetit të Shkupit ndërsa kjo pritet të ndodh nga fundi i janari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme