“Ujqërit e Natës” vizitojnë Banja Llukën

Dhjetëra pjesëtarë të grupit të motoçikësitëve “Ujqërit e Natës”, kanë vizituar Banja Llukën, qendrën administrative të Republikës Srpska.
Për shkak të motit të motit të ligë, ata kanë udhëtuar me makina dhe jo me motoçikleta.

“Ujqërit e natës” janë të njohur për nacionalizëm dhe besnikëri ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Pjesëtarë të këtij grupi kanë vizituar Kishën e Krishtit Shpëtimtar, që gjendet në qendër të qytetit dhe më pas kanë vendosur kurora me lule pranë statujës së perandorit të fundit rus, Nicholas II.

Grupi nuk është takuar me presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, edhe pse ishte paralajmëruar një takim i tillë.

“Ujqërit e Natës” janë në turneun e tyre të quajtur “Ballkani rus”.

Ky grup ëshë në nën sanksione të SHBA-së për shkak të rolit të tyre në luftën e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës./REL

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme