Ukë Rugova e Astrit Haraqija sërish në gjykim për krim të organizuar

Ukë Rugova, djali i Presidentit Ibrahim Rugova, ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, si dhe 18 të akuzuarit e tjerë, do të ballafaqohen me të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale për krim të organizuar, shkruan sot Koha Ditore.

 

Gjykata e Apelit të enjten ka marrë vendim që të mos e marrë për bazë kërkesën për hedhje poshtë të aktakuzës të bërë nga të akuzuarit. E ka konsideruar si të pabazuar dhe njëkohësisht ka kërkuar që rasti të fillojë të gjykohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Në periudhën për të cilën akuzohet, Ukë Rugova ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, i zgjedhur në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së, ndërsa më vonë u bë pjesë e Grupit parlamentar të AKR-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme