“Ulemi në bisedime vetëm nëse…”/ Lufta në Ukrainë, kushtet e Volodymyr Zelensky-t ndaj homologut rus

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është gati të flasë me homologun rus Vladimir Putin, por pa ndërmjetës.


Ai tha se do të bisedojë me presidentin rus për kushtet e dialogut dhe jo për ultimatumet e vendosura prej tij.

Zelenksy deklaroi se hapi i parë për mbajtjen e bisedimeve është që Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj nga Ukraina.

Ndër të tjera ai vuri theksin se në rast se do të ketë masakra të tjera në Ukrainë si ajo në Bucha, Borodyanka apo Mariupol, mundësia për negociata mes palëve do të jetë më e ulët.

Ukraina dhe Rusia nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë që nga 29 Marsi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme