Ulen temperaturat, ja çfarë moti pritet për tre ditët e ardhshme

Sipas meteorologëve, ditët në vijim mot më i ftohtë, me shi dhe borë.

11.02 – Mot i ftohtë, kryesisht i vranët, me reshje të dobëta bore. Deri në mbrëmje reshje pritet të pushojnë.

12.02 – Mot i ftohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende rreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore.
13.02-14.02 – Mot kryesisht i vranët. Të martën pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Reshjet e shiut vazhdojnë edhe gjatë ditës së mërkurë të përziera edhe me borë në mëngjes dhe mbrëmje.

Ditëve të fundjavës me kalimin e vorbullës ciklonike nga rajoni, sërish nuk do të mungojë qarkullimi i ajrit që do të mbajë vlerat ditore të AQI në mesatare dhe të mira, por, ditën e hënë, me mungesë të rrymimeve ajrore,kohëpaskohe mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit do të zbresin rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale që do të luhaten nga -4C deri në 0C, e ato maksimale nga 2C deri në 5C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga veriu-verilindja 4-10m/s, me hove deri në 13m/s. Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme