Ulqini gati, rekomandohet ulja e çmimeve

Në Ulqin ka filluar sezoni verore.

E, për të ftuar kosovarët dhe për të prezantuar përgatitjet e bëra, të hënën në Prishtinë ishte edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.

Ai në një intervistë dhënë për arbresh.info ka dhënë detaje rreth sezonit 2020.

“Gjatë kohës së pandemisë të gjithë biznesmenët, hotelierët dhe përgjegjësit e plazheve kanë bërë përgatitjet për sezonin turistik. Kemi punuar më tepër që sezoni të jetë më i frytshëm”, ka thënë ai.

Nrekiq ka thënë gjithashtu se distanca sociale do të jetë e pranishme në plazhet e Ulqinit.

“Kemi marrë disa masa gjatë periudhës së pandemisë, kemi bërë disa ndalime gjatë pandemisë kështu që qytetarët kanë qenë të disiplinuar. Ulqini është shumë i gjerë, hapësira e plazhesh së madhe mund të pranoj deri në 120 mijë turistë dhe ta mbajtjen distancën sociale”, ka shtuar ai.

Sipas të parit të komunës, këtë vit pritet të ketë edhe ulje të çmimeve.

“Rekomandimi i stafit komunal ka qenë që çdo objekt hotelier, plazh dhe kafiteri t’i zvogëloj çmimet. Kështu që çmimet kanë me qenë në nivel të vitit të kaluar por do të ketë edhe zbritje. Për shembull parking servisi për turistët e huaj është 20% më i lirë se vitin e kaluar”, ka shtuar ai.

Por pavarësish te të gjithë përgatitjeve, pritet sezoni pritet të ketë më e zbehtë se vitet e kaluar.

“Është problematike të bëhet vlerësimi tash por jam optimist se sezoni këtë vit në Ulqin nuk do të jetë si ajo e vitit të kaluar por do t’i afrohet me 70-80%”, ka përfunduar ai. /arbresh.info

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme