Ultimatumi i kryeministrit për lirimin e hapësirave publike! Zbardhet SMS i drejtuesve të pushtetit vendorë, mobilozohen për evidentimin e ‘tokave të xanuna’!

Një ditë pas paralajmërimit nga kryeministri Edi Rama për nisjen e aksionit për lirimin e hapësirave publike, ku ai publikoi edhe raste konkrete të zaptimeve të trotuareve nga biznese në Tiranë dhe Vlorë, qeveria ka ndërmarrë hapat e parë konkretë.


Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, bëhet e ditur se duke nisur nga e hëna (7 korrik), në terren do të jenë përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe vendore, të cilët do të inventarizojnë të gjitha hapësirat publike të zëna në territorin e Tiranës.

Sipas njoftimit, kontrollet do të përfshijnë trotuaret e zëna nga kafenetë, kioskat pa leje, si dhe objekte si bidona apo pengesa të tjera që bllokojnë parkimet publike.

“Bëhuni pjesë e këtij aksioni duke denoncuar hapësirat publike të zaptuara,” thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë pranë administratorëve të njësive administrative, deputetëve të zonës dhe përfaqësuesve të Policisë Bashkiake.

Pas kryeqytetit, ky aksion pritet të zhvillohet në Vlorë, dhe më pas të shtrihet në të gjithë vendin.

Njoftimi i plotë:

Nga e Hena do jene ne terren perfaqesues te qeverisjes lokale dhe qendrore,

Do te inventarizohen te gjitha hapesira publike te zena neper Tirane, Nga trotuaret e zena nga kafene, tek kioskat e deri tek bidonat qe mbajne te kycur parkimet publike.

Behuni pjese e ketij aksioni duke denoncuar hapesirat publike te zaptuara.

Kontakt: Administratori i Njesise, Deputeti i zones dhe perfaqesues nga policia bashkiake.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme