“Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike”

Policia e Kosovës përballet çdo ditë me krimin, por shpesh pa armët e duhura. Mungesat në uniforma, këpucë, sprej mbrojtës, e deri te jelekët antiplumb janë bërë normale për këtë institucion.

Në vend se të ndihen të mbrojtur, pjesëtarët e Policisë së Kosovës shpesh ndihen të ekspozuar, kështu të paktën thonë ata që dikur i kanë shërbyer vendit si pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga gjenerata e parë.

Pjesëtarët e policisë edhe në mungesë të uniformave bazike, ata vazhdojnë të marrin pjesë në aksione të rrezikshme.

Ish nënkoloneli Refki Morina, që ishte ballafaquar me këto probleme edhe vetë pasi i përket gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës.

Ish-nënkoloneli tregon se si policët detyrohen që t’i huazojnë pajisjet nga një koleg tek tjetri në mungesë të planifikimit të duhur dhe prokurimeve me kohë.

Morina thotë se institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë me kohë, që policia të mos mbetet në mungesë para se të nisë një aksion. Ai ka treguar edhe rastet se si mungesat nuk ndikojnë vetëm në siguri por edhe në moralin e pjesëtarëve të policisë.

Përtej logjistikës, ish zyrtari policor ka ngritur edhe një sërë shqetësimesh tjera karshi sistemit policor.

Për këtë situatë të policëve është fajtore situata politike dhe ministria e Punëve të Brendshme sipas ish zyrtarit policor.

Nuredin Ibishi i cili i takon gjeneratës së parë të policisë thotë se ministria duhet të jetë më efikase.

Ish-zyrtari, ka treguar rreth vështirësive në stacionet policore si pasojë e mungesës të automjete zyrtare.

Sipas Ibishit, për këto arsye viteve të fundit ka rënë dukshëm interesimi i të rinjve për tu bërë pjesë e Policisë apo Ushtrisë së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme