Sot jemi dëshmitarë të një materiali video që konfirmon përfshirjen politike. Një grup i madh studentësh është bërë viktimë e një përpjekjeje për manipulim, dhe ne nuk do ta lejojmë këtë.
Për këtë arsye, tubimi ynë i planifikuar për nesër në orën 13:00 para platove të UKIM-it anulohet, derisa të distancohemi plotësisht nga çdo përpjekje për ndikim politik.
Për hapat e mëtejshëm do t’ju informojmë në periudhën në vijim. Edhe një herë, u bëjmë thirrje partive politike të qëndrojnë larg nga qëllimet e sinqerta dhe të ndershme të studentëve për organizimin e tyre!