Universiteti “Luarasi”, zgjedhja ideale për të rinjtë. Oferta preferenciale dhe mundësi punësimi për të ardhmen në panairin “Work and Study”

Universiteti “Luarasi” mbetet zgjedhja më e mirë e maturantëve për të ardhmen e tyre. Kjo u provua edhe në panairin “Work and Study” në Tiranë, ku vëmendje të veçantë nga maturantët mori stenda e Universitetit “Luarasi”. Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Anni Dasho thotë se Universiteti “Luarasi” ofron për studentët oferta preferenciale për të gjitha degët.


“Ne vijmë me oferat tona preferenciale ku vendin e pare e ze fakulteti i drejtësisë. Vazhdojmë me fakultetin e teknologjisë së informacionit dhe inovacionit ku siguria kibernetike mban numrin 1 për ne”, tha Dasho për News24.

Universiteti “Luarasi” është i orientuar në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe ndërkombëtarizimin e programeve të studimit, me hapa konkretë bashkëpunimi me institucione partnere brenda dhe jashtë vendit në ofrimin e tyre. Në këtë kuadër, Universiteti “Luarasi” ka bërë realitet hapjen e tre programeve të përbashkëta të studimit me Universitin “London school of Economic”.

““London School of Economic” vjen për herë të parë në Shqipëri nën ‘recognize digit center’ që është Universiteti “Luarasi” me tre nga bacheloret më të kërkuar; bachelor ne finance, biznes dhe menagment dhe bachelor ne data science dhe biznes analitik. Vijmë me një vizion totalisht ndryshe në të mirë të gjimnazistëve shqiptarë, ku diploma e LSE e njohur ne të gjithë botën është e njohur edhe në Shqipëri. Pra tre bachelorë në anglisht, program unik nga “London school of economics” me dy diploma një nga universiteti i Londrës dhe një diplomë të universiteti “Luarasi”, shtoi zëvendësrektorja e “Luarasit”.

Edhe Presidenti i Biznes Albania Luan Bregasi e vlerësoi panairin “Work and Study” për studimin dhe punësimin e të rinjve. Duke u ndalur tek arsimimi i tyre, Bregasi vlerësoi Universitetin “Luarasi” për të cilën tha se ofron një mundësi për punësimin e të rinjve.

“Ka oferta të jashtëzakonshme vënde puna të shkëlqyera më një pagë të lartë që janë në përputhje me rritjen e kërkesës së ekonomisë dhe mundësive që ofron biznesi privat. Shkollat, universitetet që janë themeli i biznesit i shohim si shtëpitë tona dhe na krijojnë mundësinë e kualifikimit të klasës së ardhshme të menaxherëve. Konkretisht “Luarasi” është një nga universitetet që ka krijuar një kornizë ligjore dhe besim të jashtëzakonshëm për punësimin e të rinjve në të ardhmen”, tha Bregasi.

“Luarasi” ecën gjithmonë me hapin e kërkesave të tregut, për të ofruar më të mirën në çdo program, si ato shkencore, edhe ato profesionale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme