Ura 200-vjeçare në Zagori drejt shembjes

Ura 200-vjeçare e fshatit Hoshtevë në Zagorie është duke jetuar ditë kritike.

Objekti, monument kulture i kategorisë së parë, i ndërtuar gjatë periudhës së Ali Pashës, prej 15 vitesh ka filluar të shfaqë probleme me stabilitetin e këmbëve dhe harkut kryesor, por reshjet e këtij dimri po e rrisin me shpejtësi rrezikun për shembje.

Banorët thonë se kanë njoftuar disa herë autoritetet për të marrë masa, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, shkruan TCh.

Ura, përveç vlerës së rrallë arkitekturore dhe rëndësisë historike, vijon të ketë funksion praktik, pasi u shërben banorëve që të kalojnë në të dy anët e e Luginës së Zagorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme