Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar disa pamje nga podrumet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës aty ku shihet qytetarët duke pritur në rend për të marrë shërbime.
“Pamje që nuk duan koment. Pamjet të cilat me të drejtë kanë mllefosur dhe kanë zhgënjyer secilin qytetar, që është ballafaquar me këto shërbime në bodrumet e QKUK-së. Është tmerrshme se si për vite e vite me radhë qytetarët tanë janë trajtuar, apo më mirë të thuhet se janë maltretuar në këto kushte”tha Ismaili.
Sipas tij është e rëndë edhe për vetë personelin mjekësor të punohet në kushte të tilla.
“Thjesht e tmerrshme. Qytetarët tanë meritojnë më mirë. Pamje që më kanë shtyrë të veproj dhe ju siguroj që shpejt nuk do t’i shihni më. Këto bodrume do t’i mbyllim njëherë e përgjithmonë” tha ai.