Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) është duke përgatitur urdhër arrest ndërkombëtar ndaj ish-shefit të operativës së policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, bëjnë të ditur burime të sigurta të KP.
Sipas këtyre burimeve, ai dyshohet për veprat penale ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.
Ndryshe, Zhelko Bojiq, mbante gradën e togerit në polici dhe pozita e tij ishte shef i operativës, mirëpo ai njihej si “baba” i policisë në tërë rajonin e veriut dhe ishte mik i ngushtë me Millan Radoiçiq, me të cilin mbante lidhje të forta.
closevolume_off
Bojiq njëherësh është në listën e të sanksionuarve të SHBA-së, ndërsa nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhet me vrasjen e politikanit, Oliver Ivanoviq.