Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e PsikiatrisëForenzike të Kosovës për të pandehurin P. C.,në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë)ditëve.
Gjykata pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe ka dëgjuar pretendimet e prokurorit dhe ekspertit psikiatër ka konstatuar se i pandehuri P. C., ka manifestuar probleme psikologjike, duke ngacmuar dhe ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.
Me këtë i pandehuri P. C. dyshohet se ka kryer veprën penale: ngacmimi.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Një person është arrestuar në Gjilan pasi kishte ngacmuar në vazhdimësi prindërit e tij, madje edhe duke i larguar nga shtëpia.
Sipas njoftimit të policisë të dërguar të martën, i dyshuari ka marrë edhe tretman mjekësor në Repartin e Psikiatrisë në spitalin rajonal të Gjilanit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.