Urdhri i Psikologut zgjedh të enjten Presidentin! Kush janë dy kandidatet në garë! Gazetarja Lala ngre dyshime për procesin

Urdhri i Psikologut pritet të zhvillojë te enjten votimet për të zgjedhur Presidentin e ri për 4 vitet e ardhshme.


Presidentja në detyrë, Valbona Treska ka përfunduar dy mandatet e saj në krye të urdhri. Ndërkohë që gara për postin e Presidentit të Urdhrit të Psikologut do të zhvillohet mes dy kandidatëve, Brunilda Laboviti dhe Elona Mustafarajt.

Psikologia e njohur, Brunilda Lavobiti ka paraqitur platformën e saj para kolegëve për të marrë mbështetjen e tyre si Presidente e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë. Në një mesazh në rrjetet sociale kjo e fundit shprehet se: “Kandidimi im për Presidente e Urdhrit të Psikologut është një dëshirë e mirë për t’ju përfaqësuar dhe për të qenë të gjithë bashkë në këtë rrugëtim !  Do vlerësoja mbështetjen e çdo anëtari që me votë mund të përfaqësojë  edhe veten e tij . Le të tregojmë se ne bëhemi dhe vendosim!”.

Brunilda LabovitiReagimi i kandidates, Brunilda Laboviti

Sa kaq nga ana tjetër, Psikologia Elona Mustafaraj, mban aktualisht postin e numri dy të Urdhrit të Psikologut. Ajo është aktualisht Sekretare e Përgjithshme ne detyre e Urdhrit të Psikologut dhe ka punuar prej vitesh me Presidenten në detyrë, Valbona Treska.

Valbona Treska dhe Elona MustafarajNe foto, Elona Mustafaraj dhe Presidentja ne detyre, Valbona Treska

Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala ka bërë një reagim për garën që pritet të zhvillohet për zgjedhjen e Presidentit të Urdhrit të Psikologut, duke hedhur hije dyshimi për një proces jo të rregullt. Sipas Klodiana Lalës, Presidentja aktuale, Valbona Treska po bën tenton të emërojë në postin që ajo mban aktualisht një të besuarën e saj.

Ndërkohe që shton se kandidati tjetër për postin e Presidentit Altin Nika është penguar të garojë dhe ndaj këtij të fundit është dhënë një masë disiplinore.

“Edhe njëherë për Urdhrin e Psikologut! Pasi Valbona Treska e uzurpoi ne kundërshtim me ligjin karrigen e presidentit te Urdhrit te Psikologut, tani po luan çdo gur për te zgjedhur një te besuar te saj.

Altin Nika po pengohet te kandidoje, përmes një makinacioni sa te turpshëm aq edhe kriminal.  Nikes iu vendos një mase disiplinore.  E qëllimtë. Kuptohet qarte. Ai e goditi ne gjykate dhe fitoi te drejtën për te kandiduar.  Por edhe vendimi i gjykatës për klanin Treska nuk pi ujë.

Prokuroria Tiranës, ndërkohë rri e be sehir!  Te gjithë ata qe heshtin përballe skandalit, janë bashkëfajtore.  Shkoni te psikologu pastaj se do gjeni zgjidhje për problemet e ankthit apo te depresionit. P.S. Zgjedhjet mbahen me date 5 qershor”, shkruan Klodiana Lala.

Klodiana lala-Urdhri-Psikologut
Reagimi i Klodiana Lales per zgjedhjen e Presidentit te Urdhrit te Psikologut

LISTA E PLOTE E GARUESVE

Bazuar në Ligjin 40/2016 “Për urdhrin e psikologut në Republikën e Shqipërisë” kandidaturat e miratuara për të kandiduar në zgjedhjet për organet drejtuese të Urdhrit të Psikologut janë:

Kategoria President
1- Brunilda Laboviti
2- Elona Mustafaraj

Kategoria Pedagog
1- Dr. Lediana Xhakollari
2- Dr. Jorida Rustemi
3- Dr. Jonida Haxhiu

Kategoria Shërbime
1- Alfred Nela
2- Andi Petro
3- Anxhela Peza
4- Arjola Panteqi
5- Arjola Manreka
6- Blerina Toma
7- Elidon Shehu
8- Eriselda Dervishi
9- Erudita Fshazi
10- Joana Brami
11- Jona Begeja
12- Migena Bakiaj
13- Kristiana Jorgji
14- Lorena Gjindoda
15- Olta Jaçellari
16- Osvaldo Turmalaj
17- Suela Kalaja
18- Sonila Jaupbashi
19- Valentina Telhaj

Kategoria Shoqata
1- Jonida Guri
2- Xhensila Lato

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme