Urgjenca e spitalit në Pejë me një mjek specialist për 220 mijë banorë

S’kalojnë 10 minuta e në Repartin e Urgjencës të Spitalit Rajonal të Pejës të mos kërkojë shërbim mjekësor ndonjë qytetar nga Peja, Istogu, Klina dhe Deçani.

Në këtë spital frekuentojnë edhe qytetarë të një pjese të Komunës së Malishevës dhe asaj të Skënderajt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas librave evidencues, gjatë 24 orëve shërbime mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Pejës marrin së paku 150 pacientë. Muajve të verës numri arrin deri në 200.

Gjatë tërë vitit të kaluar në Urgjencë janë regjistruar 50 mijë vizita, prej të cilave vetëm 139 janë transferuar në QKUK në Prishtinë. I ngritur midis dy objekteve të mëdha ekzistuese spitalore, objekti i Urgjencës është përuruar në korrik të vitit 2008.

Kur Qeveria i ka ndarë në vitin 2005, 225 mijë euro për ndërtimin e objektit dhe pajisjet e duhura mjekësore për Urgjencën, e ka kalkuluar numrin kaq të madh të qytetarëve që do të frekuentojnë për nevoja mjekësore në këtë repart, por nuk e ka kalkuluar edhe numrin e nevojshëm të mjekëve të specializuar për të ofruar shërbime urgjente në këtë repart, në të cilin ka vetëm një mjek të specializuar të Urgjencës, Besnik Ibraj, që është edhe shef i Urgjencës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme