Ushqimet që ndikojnë në shëndetin e flokëve

Rënia e flokëve gjatë stinës së vjeshtës është krejtësisht normale dhe ekzistojnë shkaktarë të shumtë të mundshëm, transmeton Gazeta Metro.


Mesatarisht, njerëzit humbin rreth 80 fije floku në ditë, dhe humbja e tyre është një problem i zakonshëm më shumë se që njerëzit arrijnë ta kuptojnë.

Kështu që nëse jeni në fazën e humbjes së tyre më shumë se që duhet humbur fije floku në ditë, është e rëndësishme të njiheni me ushqimet që ndikojnë në rikuperimin e flokëve tuaj.

1-Spinaqi – sepse është i pasur me hekur, që ndihmon në transportimin e oksigjenit në qeliza dhe siguron shëndetin e flokëve.

2-Farat e kungullit – sepse janë një burim i mirë i zinkut, një element gjurmë që tenton të ruajë një ekuilibër të hormoneve në trup, duke zvogëluar humbjen e flokëve.

3-Avokado – sepse është një ushqim që përmban një sasi të mirë të vitaminës E. Ai rrit shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës, si dhe aktivitetin antioksidues. Vitamina E vonon dëmtimin e flokëve dhe i mbron ata nga dehidratimi.

4-Patatja e ëmbël – sepse është një burim i mirë i biotinës ose përndryshe vitamina ‘B7’. Ajo i bën flokët më të pasura dhe më të dendura. Gjithashtu, biotina ndihmon që flokët të qëndrojnë më gjatë dhe të shëndetshëm. Përmirëson strukturën e flokëve dhe gjithashtu riparon flokët e dëmtuar dhe të brishtë.

5-Portokallet dhe specat jeshil, të kuq ose të verdhë – sepse janë të pasura me vitaminë C, e cila nuk duhet të mungojë në dietën tuaj. Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit në flokë, mban lagështinë brenda, ka aktivitet antioksidues dhe parandalon dëmtimin e parakohshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme