Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj të përditshme

Megjithëse të ngrënit të shëndetshëm ndryshon nga një person tek tjetri, janë disa ushqime padyshim me vlera të mëdha ushqyese që duhen ngrënë më shumë se ndonjëherë.

Disa ushqime të varfra në kalori por të pasura në fibra dhe proteina shpesh janë pjesë e zgjedhjes sonë. Aq më shumë kur janë të shijshme. Megjithatë të krijosh një varietet ushqimesh, është akoma më mirë.

Ndaj kini parasysh këto ushqime në dietën tuaj të përditshme. Janë krejtësisht të shëndetshme edhe pse shpesh lihen në hije .

Argjinare: Është e shijshme dhe antioksidantët ndihmojë në luftimin e radikaleve të lira në trup të cilat mund të parandalojnë sëmundjet kronike dhe për të mbajtur lëkurën tuaj të re dhe të shëndetshme. Të freskëta apo të frigoriferit, argjinaret nuk duhet të mungojnë në sallatën tuaj.

Gjizë: Gjiza është një burim proteinash dhe kalciumi – gjysmë kupe përmban afërsisht 13 gram proteina dhe 10 për qind të nevojës ditore për kalcium.

Boronicë të egër: Kjo lloj boronice ka dyfishin e antioksidantëve që ka vetë boronica. Mund t’i konsumoni të freskëta ose të ngrira mbi një akullore. Këtë të fundit mos e konsumoni shpesh.

Fruta deti: Frutat e detit, veçanërisht peshku dhe midhjet, janë të pasura me proteina, hekur dhe zink. Përveç kësaj, peshku yndyror, si toni dhe salmoni, siguron omega-3, e cila është e rëndësishme për zhvillimin e trurit.

Shegë: Fruta më antioksidues që përmban polifenol, vitaminë C, kalium dhe fibra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme