Ushtarët e parë turq mbërrijnë në Tripoli

Komandanti i Forcave Mbrojtëse të Ushtrisë së Tripolit, Nasir Ammar, ka deklarura për “Al Jazeera” se një grup elitar i ushtarëve turq të specializuar në bllokimin e radarëve dhe mbrojtjen ajrore kanë mbërritur në Tripoli.

Të dielën në mbrëmje, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se dërgimi “progresiv” i ushtarëve turq në Libi ka nisur.

“Ushtria turke është atje për të garantuar një armëpushim, jo për të luftuar”, ka thënë Erdogan në një intervistë televizive.

Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Libi “dënon me forcë përshkallëzimin ushtarak në Tripoli ditët e fundit, përfshirë sulmin në 4 janar nga forcat e lidhura me LNA kundër kolegjit ushtarak Hadaba.

“Ne dënojmë sulmet e ditëve të fundit kundër aeroportit Mitoli të Tripolit dhe bombardimet në të gjithë infrastrukturën civile të Tripolit dhe lagjeve të banuara, të cilat kanë vr arë dhe pla gosur shumë civilë ”, thuhej në deklaratën zyrtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme