Ushtari britanik që luftonte si vullnetar në Siri vrau vetën që të mos kapej i gjallë nga ISIS-i

Një ushtar britanik në Siri e ka vrarë veten në mënyrë që t’i shmangej kapjes nga ISIS-i, kanë thënë burime kurde për BBC-në

 

Ryan Lock, 20-vjeçar, nga Chichester, vdiq më 21 dhjetor gjatë një beteje për të çliruar bastionin e ISIS-it, Raqqa, transmeton Express.

Ai po luftonte si vullnetar me forcat e armatosura kurde, YPG.

YPG ka thënë për BBC-në se ai ishte qëlluar nën mjekër, duke sugjeruar se kishte kryer vetëvrasje.

Sipas burimeve, pesë luftëtarë ishin rrethuar nga ISIS-i në fshatin Ja’bar, dhe se ata kishin treguar qëndresë të konsiderueshme para se të vriteshin./Gazeta Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme