Një ushtar izraelit është filmuar duke hedhur një granat brenda një xhamie në Bregun Perëndimor.
Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) ka bërë të ditur se ka pezulluar ushtarin, i cili u filmua duke hedhur një granatë trullosëse në një xhami në fshatin palestinez Budrus afër Ramallah.
E përditshmja izraelite, Haaretz thotë se incidenti është shembulli i fundit i ushtarëve që regjistrojnë veten duke poshtëruar palestinezët dhe duke i ngarkuar videot në mediat sociale.
Kjo prirje është intensifikuar që nga masakra e Hamasit të 7 tetorit që la të vdekur rreth 1200 izraelitë, shumica prej të cilëve ishin civilë.
Ndryshe, Izraeli ka shkatërruar pothuajse të gjitha kultet fetare të myslimanëve në Rripin e Gazës. /Telegrafi/