Kreu i ekzekutivit tha se Kosova është me fat që ndodhet mes shteteve që janë anëtare të NATO-s, duke shtuar se edhe ushtria e ardhshme do të jetë pjesë e aleancës së madhe ushtarake,
“Faleminderit të gjithë juve për atë që keni bërë për Kosovën. Kosovës është që çdo qytetar i këtij vendi, ashkali, serbë, romë etj të ndjehen se janë në shtëpinë e tyre”.
“Shqipëria i është bashkuar NATO, Mali i Zi së fundmi, shpresojmë që edhe Maqedonia. Ne duam t’i bashkohemi familjes dhe të kontribuojmë për paqen”, tha Haradinaj në Konferencën e organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Partnerët.
Sipas tij, roli i KFOR-it është garanci për siguri dhe stabilitet jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion, prandaj edhe formimi i ushtrisë nuk e cenon rolin e tij
“Gjithashtu tranzicioni i FSK-së nuk e prek as rolin e KFOR-it në Kosovë. Ata janë për sigurinë tonë dhe të regjionit”.“KFOR është ombrellë e madhe për sigurinë në Kosovë. Nuk do të dorëzohem kurrë për të dëshmuar që ky vend dhe kjo forcë është e të gjithëve”, tha Haradinaj.