Fuqitë më të mëdha ushtarake të botës padyshim që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa rajonit tonë i prinë Kroacia me ushtrinë më të fortë, thuhet në ranglistën më të re të publikuar në ueb-faqen Global Firepower, përcjellë gazetametro.net.
Indexi i Fuqisë Ushtarake, Global Firepower Index, ka përpiluar listën e fuqive më tëm ëdha ushtarake të botës, duke u bazuar në 50 faktorë të ndryshëm duke filluar nga pozita gjeografike deri tek fuqia punëtore. Në këtë rendije është shmangur fuqia bërthamore, pasi kjo e bën shumë të vështirë renditjen për një sërë rrethanash.
Indeksi ka përfshirë 126 shtete. Në krye të listës gjeti veten Amerika me një indeks prej 0.0897 (në 0.0000 që do të thotë më të mirë, fuqia përsosur ushtarake). SHBA ka 1.4 milion trupa aktive, dhe 1.1 milion në rezervë. Ata kanë 8848 tanke, 41,062 automjete të blinduara luftarake, 1,934 vetëlëvizës dhe derisa 1.331 sistemet e shumta me raketa.
Ndërsa renditja e vendeve të rajonit në bazë të këtij index’it është kjo: E para në listë renditet Kroacia, e cila është në vendin e 68 me një index prej 1.0733 ‘’Indexi Global Firepower’’ tregon se Kroacia ka 21.500 trupa aktive dhe 102.700 rezervistë, 72 tanke dhe 68 aeroplanë, shkruan Metro.
Ndërsa Serbia, sipas këtij indexi (1.5868) del të jetë 15 vende pas Kroacisë. Serbia ka 52.000 trupa aktive dhe 170.000 rezervistë. Numri i tankeve të ushtrisë serbe është 225, 575 automjete të blinduara luftarake, një total prej 123 avionëve, nga të cilat 24 luftëtarë, 41 sulmuesit fikse krahë gjeometri 41, 40 avionë të transportit, 38 të trajnimit, dhe një total prej 37 helikopterë asnjë nga të cilat bombardues.
Në këtë renditje të Global Firepower Index nuk janë paraqitur Maqedonia me Kosovën.